Milani apo Napoli? Crespo tregon favoritin

Futboll

Milani apo Napoli? Crespo tregon favoritin

Më: 12 prill 2023 Në ora: 17:06
Crespo

Milani pret sot Napolin në San Siro në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes tyre.

Hernan Crespo, i cili luajti për një sezon te Milani 2004-2005 i quajti “rosonerët”favoritët.

“Unë shoh një favorit dhe ai është Milani.

Së dyti, suksesi 0-4 në Serie A mund t’i japë psikologji shtesë skuadrës së Piolit.

Nga pikëpamja taktike, mendoj se kuqezinjtë do të përdorin presing shumë të lartë”, tha fillimisht ai.

Ai është pyetur edhe për lojtarët kyç të ndeshjes, me Krespon që i është përgjigjur me besim: 

“Leao mund të hapë mbrojtjen e Napolit, ndërsa Tonali është ai që jep ekuilibrin në boshtin e fushës”, tha argjentinasi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat