​Milan-Napoli, formacionet zyrtare

Futboll

​Milan-Napoli, formacionet zyrtare

Më: 12 prill 2023 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “San Siro” do të jetë nikoqir i super derbit italian mes Milanit dhe Napolit, ndeshje kjo e vlefshme për çerekfinalen e parë mes dy skuadrave në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Milani barazoi pa gola me Empolin, kurse Napoli e mposhti si mysafir Leccen me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

Takimi i fundit mes kampionit italian dhe liderit aktual të Serie A daton para më shumë se një jave, respektivisht më datën 2 të këtij muaji, ku Milani e mposhti me rezultat të thellë 4:0 Napolin.

Fakt interesant është që Milani ka dështuar ta gjejë golin në 10 prej 16 ndeshjeve të zhvilluara në fazat eliminatore të Ligës së Kampionëve, duke pasur një bilanc prej tre fitoresh, katër barazimesh dhe nëntë humbjeve.

Këto janë formacionet zyrtare:

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Brahim, Bennacer, Leao; Giroud

NAPOLI (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Olivera; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Lozano, Elmas, Kvaratskhelia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat