Cassano vijon replikat në distancë me Mourinhon

Futboll

Cassano vijon replikat në distancë me Mourinhon

Më: 12 prill 2023 Në ora: 20:09
Cassano e Mourinho

Antonio Cassano vijon replikat në distancë me trajnerin e Romës, Jose Mourinho.

Portugezi në deklaratën e fundit la të kuptohej se në kohën kur ishte futbollist, Cassano kishte pasur një zënkë me Marko Livajën me këtë të fundit që e kishte rrahur ish-sulmuesin.

Diçka që Cassano e mohoi kategorikisht në Bobo Tv, ku u shpreh se në karrierën e tij ka pasur shumë zënka, por kurrë nuk është konfliktuar fizikisht më dikë nga bota e futbollit.

Ndër të tjera, ish-futbollisti shprehet se zgjodhi që karrierën t’ia dedikonte pasionit për sportin duke mos e pasur shumë mendjen tek trofetë.

“Ju betohem që në 18-vite karrierë nuk jam konfliktuar kurrë fizikisht me dikë.

E vërteta është se kam zënka me të gjithë, kolegë, kundërshtarë, trajnerë apo edhe drejtues.

Madje, njëherë kam goditur një drejtues me televizor.

Nuk kam fituar kurrë? Zgjodha të luaja me Romën dhe jo Juventusin pasi për mua futbolli është dashuri, pasion dhe argëtim. Nëse do të zgjidhja të fitoja lehtë, atëherë shkoja te Juventus. Bruno Conti, Totti apo edhe De Rossi, nëse i pyesni do t’ju thonë se për pesë vite i kam bërë romanistët të lumtur.

Mourinho fitoi një kupë me Romën, por mua nuk më plas fare.

Mund të vazhdoj të fitoj çfarë të dojë, por është duke bërë një figurë të shëmtuar. E sheh gjithnjë duke debatuar, ofenduar apo duke përjashtuar lojtarë. Unë nuk dua të fitoj asgjë sepse gjithnjë kam luajtur për të argëtuar tifozët.

Nuk më plas për trofetë, ai ka fituar duke dhuruar një futboll të errët dhe duhet të kuptojë se si trajner është skarco”, u shpreh Cassano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat