Benfica nuk humb “shpresat”

Futboll

Benfica nuk humb “shpresat”

Më: 12 prill 2023 Në ora: 20:15
Benfica

Të konsideruar si ndër sensacionet e këtij sezonit, “shqiponjat” e Benfica-s u mundën mbrëmjen e djeshme në “Estadio da Luz” nga “zikaltërit” e Inter, në sfidën e parë të çerek-finaleve të UEFA Chamipons League, mirëpo në mentalitetin e tyre nuk ka ndryshuar asgjë me “luzitanit” që janë të bindur se mund të arrijnë kualifikimin në “Giuseppe Meazza”.

Tekniku gjerman i “shqiponjave” të Lisbonës, Roger Schmidt, beson te përmbysja e madhe në “Giuseppe Meazza”, teksa thekson se skuadrës së tij iu mohuan dy penallti.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Mendoj se të dyja skuadrat patën shanset e tyre, për fat të keq ne nuk i shfrytëzuam tonat. Lojtarët dhanë gjithçka. Humbja në shtëpi padyshim që nuk është e mirë, por ishte vetëm akti i parë. Nuk kishim aspak fat në episodin e penalltisë së Interit.

Mos të harrojmë se mund të jepeshin në favorin tonë një ose dy penallti…

Gjithsesi, ne duhet të besojmë gjithmonë te cilësitë tona. A mund të fitojmë në Itali? Sigurisht që po.

Unë gjithmonë kam besim maksimal te djemtë e mi”,- u shpreh tekniku gjerman pas ndeshjes së mbrëmshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat