Cluj e pranon që se ka kryer pagesën për Ermal Krasniqin

Futboll

Cluj e pranon që se ka kryer pagesën për Ermal Krasniqin

Më: 12 prill 2023 Në ora: 20:30
Ermal Krasniqi

Skuadra rumune Cluj ka kritikuar FC Ballkani pasi sipas tyre në faturën e dërguar nga skuadra e Kosovës është futur taksa e solidaritetit, prandaj nuk e kanë paguar kartonin e Ermal Krasniqit.

“Xhebrailat” e shiten Krasniqin në afatin e janarit për 200 mijë euro plus bonsuet, mirëpo ende nuk e kanë marrë asnjë cent nga Cluji.

Presidenti i Clujit, Cristian Balaj ka kritikuar Ballkanin për faturën e dërguar, duke deklaruar se taksa e solidaritetit nuk duhej të futej aty.

“Jo. Afati i fundit ishte në pjesën e dytë të marsit.

Ne jemi në fillim të prillit dhe iu kërkuam atyre ta ribëjnë faturën sepse taksa e solidaritetit nuk duhej të ishte futur në të.

“Ata mbase nuk kanë përvojë në shitjet ndërkombëtare dhe në çastin që vjen fatura, ky telash do të zgjidhet. Bëhet fjalë për 200 mijë euro nga të cilat shuma e solidaritetit duhet të zbritet”, deklaroi ai për “Fanatic".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat