West Hami e Fiorentina me statusin e pretendentëve

Futboll

West Hami e Fiorentina me statusin e pretendentëve

Më: 13 prill 2023 Në ora: 11:04
West Ham

Conference League është futur në fazën më vendimtare të sezonit. Tetë skuadrat e mbetura do të luajnë shanset e tyre për të avancuar në raundin e gjysmëfinaleve.

Çerekfinalja e pare, Gent – West Ham, nis në orën 18:45. Anglezët nuk po zhvillojnë një sezon të mirë në Premier League, por në Conference League skuadra e trajnerit Moyes mbetet ekipi për t’u mundur.

“Çekanët” këtë sezon nuk njohin asnjë rezultat tjetër, përveçse fitore, në Conferecnce League dhe synimi mbetet i njëjtë edhe në ndeshjen e parë në Belgjikë.

Përballë West Hamit është skuadra e Gentit, që për të arritur në çerekinale eliminoi turqit e Basaksehirit. Belgët treguan karakter, pasi barazuan në sfidën e parë në shtëpi dhe fituan me rezultatin e thellë 1-4 në transfertë.

West Hami wshtw një nga skuadrat më të kuotuara për të triumfuar në fund. Megjithatë, ky sezon i Conference League ka prodhuar surpriza të shumta, pasi në raundin e 1/8-tave u eliminuan dy skuadra pretendente si Lazio dhe Villarreal dhe tani skuadrat jofavorite synojnë sërish të bëjnë surprizën.

Me synimin për të mbajtur trofenë e Conference League  në Itali, Fiorentina do të luajë sfidën e parë në çerekfinale në transfertë përballë polakëve të Lech Poznan.

Italianët dominuan në raundin e 1/8-tave përballë turqve të Sivassporit dhe tani synojnë të shkojnë në gjysmëfinale, ku përballë do të kenë surprizën polake.

Lech Poznan do të luaj për herë të parë në histori në çerekfinalet e një kompeticioni europian, pasi triumfoi në raundin e 1/8-tave me rezultatin e përgjithshëm 5-0 përballë Djurgardens.

Në histori, të dyja skuadrat janë përballur dy herë me njëra-tjetrën në grupet e Europa League-s në vitin 2015, aty ku Fiorentina ka avancuar më tej, duke lënë pas në renditje polakët e Lech Poznan.

Skuadra e Vinzenzo Italiano po kalon një moment fantastik, pasi nuk njeh humbje që prej 12 shkurtit në të gjitha kompeticionet, ndërsa në gjashtë ndeshjet e fundit në transfertë njeh vetëm fitore.

Prej orës 18:45 me sfidën e parë çerekfinale Gent – West Ham, spektakli i Conference League do të vijë drejtëpërdrejt në SuperSport 3, ndërsa Lech Poznan – Fiorentina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat