Pasardhësi i Skukës do operohet dhe mbyll sezonin

Futboll

Pasardhësi i Skukës do operohet dhe mbyll sezonin

Më: 13 prill 2023 Në ora: 17:23
Partizani

Pasardhësi i Skukës do operohet dhe mbyll sezonin!

Një lajm i keq ka mbërritur ditën e djeshme në ekipin e kuq. Remzifaik Selmani, një nga lojtarët kryesorë të ekipit, do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni në klavikulë.

Prej dy ditësh mjekët po studionin mënyrën e rikuperimit të sulmuesit, por duket se nuk ka pasur zgjidhje tjetër veç ndërhyrjes.

Ky është padyshim një lajm shumë i keq për tetovarin, i cili do të mund të kthehet vetëm pas rreth 5 javësh.

Kjo e bën atë të mbyllë këtë sezon, nëse marrim në konsideratë edhe kohën që do t’i duhet për të rifituar ritmin. Mungesa e tij është e dhimbshme për trajnerin Kolela, pasi “digjet” skema 4-3-3 me tre sulmues të pastër. Selmani ka edhe një vit kontratë me “demat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat