Roma kërkon fitore

Futboll

Roma kërkon fitore

Më: 13 prill 2023 Në ora: 18:38
Formacionet e Feyenoord - Roma,

Duelet çerekfinale të Europa League nisin me Feyenoord-Roma, sfidë që fillon në orën 18:45.

Trajnerët Slot dhe Jose Mourinho kanë zgjedhur titullarët e përballjes që do të zhvillohet në “De Kuip”. Marash Kumbulla qëndron në stol, me shpresën për të marrë minuta gjatë takimit.

Këto dy skuadra u përballen mes tyre në finalen e sezonit të kaluar në Conference League, që u zhvillua në Tiranë.

Takimi i luajtur në “Air Albania”, u fitua 1-0 nga verdhekuqtë italianë, të cilët fituan trofeun falë golit të Nicolo Zaniolos.

Ndërkohë, në të njëjtin orar përballen edhe Gent me West Ham, sfida e parë çerekfinale e Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat