Drita e Gjilanit mbetet pa portierin kryesor, Faton Maloku, për shkak që u lënduar në përballjen e fundit.
Mungesa e tij do të jetë hendikep i madh për liderin e elitës së futbollit të Kosovës.
“Përfundon sezoni për gardianin tonë, Faton Maloku.
Portieri ynë, Faton Maloku ka përfunduar sezonin pas lëndimit në ndeshjen e fundit kundër Trepçës 89'.
Ekzaminimet e fundit kanë treguar që Maloku ka këputur ligamentin ACL dhe do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë.
Javën që vjen pritet që Fatoni t'i nënshtrohet operimit.
Klubi i dëshiron suksese në operim dhe rikuperim sa më të shpejtë.
Forca Faton, të presim edhe më të fortë”, shkruan në njoftimin e FC Dritës.