Nuk po rinovon me Interin

Futboll

Nuk po rinovon me Interin

Më: 14 prill 2023 Në ora: 12:55
Interi

Alesandro Bastoni ka qenë fantastik në ndeshjen e fundit ndaj Benfikës dhe kjo vetëm e ka rritur vlerën e mbrojtësit të Interit, që dje festoi ditëlindjen e 24-t.

Italiani është shndërruar në liderin e prapavijës zikaltër dhe atë të kombëtares “axurre”, arsye për të cilën Interi duhet të nxitojë për të rinovuar kontratën e lojtarit, që skadon në 2024-ën.

Akordi nuk është gjetur ende me klubin që deri më tani ka mbërritur në 4.5 milionë euro plus bonuset për rinovimin, ndërkohë që kërkesat e Bastonit shkojnë në 6 milionë euro plus bonuset.

Në dijeni të situatës, disa klube të mëdha europiane janë në ndjekje të Bastonit, me Bajern Mynihun në krye të listës.

Bastoni vlerësohet mes 50-60 milionëve, por në verë, duke qenë në skadencë, çmimi mund të zbresë në 20-30 milionë euro, një shifër që nuk i tremb gjigandët gjermanë.

Pas bavarezëve, në ndjekje të mbrojtësit janë edhe Juventusi, Arsenali, Mançester Junajtid dhe Çelsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat