Nuk kanë fund problemet për Interin

Futboll

Nuk kanë fund problemet për Interin

Më: 14 prill 2023 Në ora: 14:40
Zhang

Nuk kanë fund problemet për Interin, kreditorë të rinj i kërkojnë 255 milionë dollarë presidentit Zhang!

Duket se problemet financiare për Interin nuk kanë fund, me presidentin Zhang që vazhdon të jetë në borxhe.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, nga Hong Kongu disa kreditorë të rinj i kanë kërkuar presidentit zikaltër 255 milionë dollarë.

Kështu duket se shtohen vështirësitë për Interin, teksa Zhang duhet të gjejë seriozisht një blerës për klubin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat