Zhang përfundon në gjykatë I

Futboll

Zhang përfundon në gjykatë I

Më: 14 prill 2023 Në ora: 16:22
Zhang

Inter është në një moment shumë të rëndësishëm të sezonit, por edhe të së ardhmes së klubit.

Në fushë, skuadra e Inzaghi-t po lufton për të qenë mes katër të parave të Europës, por edhe për të arritur finalen e Kupës së Italisë dhe të dalë mes katër të parëve në kampionat.

Megjithatë, jashtë fushës, e ardhmja e klubit mbetet mjaft e kushtëzuar nga vështirësitë e grupit drejtues.

Me Zhang që ka përfunduar përsëri në qendër të stuhisë.

Në fakt, kreditorët janë hedhur në sulm, duke kërkuar që edhe në Itali të mund të aplikohet vendimi i gjykatës së Hong Kongut në lidhje me rikuperimin e rreth 250 milionë eurove të borxheve që Zhang dhe Suning Internazional kanë garantuar.

Siç ka bërë të ditur Milano Finanza, veprimet ekzekutive në Hong Kong kanë nisur që në vjeshtë.

Tani, kreditorët po provojnë të sulmojnë edhe asetet e grupit Suning në Itali.

Faza e parë do të zhvillohet në datën 19 prill, ku seksioni i specializuar për kompanitë e gjykatës së Milanos është thirrur për të vendosur për një kërkesë civile për anulimin e procesverbalit të Bordit Drejtues, i cili përcaktonte se Zhang nuk kishte marrë shpërblim për detyrën. Në total, janë shtatë institucione bankare kineze që i kërkojnë Zhang shumën e lartpërmendur.

Numri një i Inter-it ishte mbrojtur duke deklaruar se firmat në dokumentet e garancisë dhe rifinancimit të kredisë në fjalë ishin të falsifikuara, në thelb duke mos pasur dijeni për një operacion të tillë. Megjithatë, gjykata e Hong Kongut hodhi poshtë argumentin e presidentit të Inter-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat