Një ekip ëndrrash me kosto zero

Futboll

Një ekip ëndrrash me kosto zero

Më: 14 prill 2023 Në ora: 17:03
Benzema

Topi i Artë 2022 nuk mund të mos i jepej Karim Benzema-së.

Sulmuesi francez i Real Madrid ka mbushur 35 vjeç 19 dhjetorin e kaluar, por pavarësisht kartës së identitetit arrin gjithmonë të jetë protagonist në fushën e lojës.

Ish-ylli i Lyon-it është në elitën e futbollit botëror, një kampion ‘pa moshë’ i vlerësuar pas një karriere të madhe.

Në të kaluarën ka qenë pak i lënë në hije nga prania e Cristiano Ronaldo-s, por pa super yllin portugez sulmuesi francez ka dalë në dritë plotësisht duke udhëhequr Los Blancos.

Dhe uria për gola nuk duket se po pakësohet.

Në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, në fakt, Benzema ka fshirë Barcelona-n me një tregolësh me të vërtetë të mrekullueshëm. Dhe mund ta fitojë përsëri Champions-in si protagonist.

Domethënë, kemi akoma të bëjmë me një kampion në gjendje  të bëjë diferencën kudo.

Po çfarë do të ndodhë më pas?

Në lidhje me këtë temë nuk ka asnjë siguri për momentin.

E vetmja është se kontrata e tij me madrilenët skadon në qershor. Mund të rinovojë në javët e ardhshme, por duhet bërë kujdes duke parë se surprizat në merkato nuk mungojnë asnjëherë.

Në ditët e kaluara është folur për një transferim të mundshëm të ‘Karim The Dream’ te Roma e Jose Mourinho-s, i cili ka punuar me sulmuesin francez gjatë eksperiencës së tij në Madrid. Për momentin, kalimi i Benzema te verdhekuqtë dhe Serinë A duket i vështirë.

Gjithsesi, sulmuesi i Los Blancos nuk është i vetmi kampion që mund të merret me kosto zero në merkaton e verës.

Në lidhje me këtë, Corriere dello Sport ka bërë një listë të lojtarëve më të mirë kontrata e të cilëve skadon 30 qershorin e ardhshëm.

Pesë prej tyre luajnë në Serinë A.

Samir Handanovic në portë, mbrojtje me tre lojtarë e përbërë nga Milan Skriniar, Stefan de Vrij dhe Sergio Ramos, mesfusha me Ilkay Gundogan, Luka Modric, Sergio Busquets dhe Adrien Rabiot.

Në fund, në sulm gjejmë treshen e frikshme Lionel Messi, Angel Di Maria dhe, pikërisht, Karim Benzema. Një 3-4-3 që do të bënte të ëndërronte këdo, pavarësisht se disa janë pak përpara me moshën. Vera e ardhshme parashikohet të jetë shumë e nxehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat