Nga sot nis një aventurë e re si trajner!

Futboll

Nga sot nis një aventurë e re si trajner!

Më: 14 prill 2023 Në ora: 19:29
Neymar e Turan

Arda Turan nis një rrugëtim të ri.

Ish-sulmuesi i njohur turk, i cili u tërhoq nga futbolli në shtatorin e vitit të kaluar, është gati të nisë karrierën si trajner.

Ka qenë klubi i Eyupspori që i ka besuar drejtimin e pankinës, teksa debutimi i Turan pritet të vijë këtë të diel në ndeshjen që skuadra e tij do të luajë ndaj Goztepe .

Ky do të jetë klubi i parë që Turan drejton në karrierën si trajner, teksa Eyupspor militon në ligën e dytë turke dhe mban vendin e tretë në kualifikim, duke qenë pretendent për t’u ngjitur në elitën e futbollit.

Kapiteni i Eyupspor është mesfushori Ryan Babel, me të cilin Turan ka luajtur për plot 24 ndeshje te Galatasaray në sezonin 2020-2021, ndërsa tani do të bashkohen sërish, por jo më në fushë.

Arda Turan ka bërë një karrierë shumë të bukur si sulmues, pasi ka shkëlqyer me Atleticon e Madridit, teksa ka veshur edhe fanellat e klubeve si Barcelona, Galatasaray, Basaksehir dhe Manisaspor.

Turani njihej kryesisht për kontrollin e topit, aftësitë e tij në driblim dhe vizionin.

Në moshën 21-vjeçare, para sezonit 2009–10, ai u emërua kapiten i Galatasaray.

Pas një fushate të suksesshme të UEFA Euro 2008, Turan u rendit i teti në një përzgjedhje të 100 futbollistëve të rinj më të mirë në botë, botuar nga revista spanjolle Don Balón në korrik 2008.

Turan u rendit i 38-ti në “100 futbollistët më të mirë në botë” nga The Guardian në 2014, i vetmi lojtar në listë që ka lindur në Turqi.[5] Më 25 nëntor 2014, Turan u nominua për Skuadrën e Vitit të UEFA-s për 2014, mes 39 lojtarëve të tjerë.

Turan luajti 100 ndeshje kombëtare dhe 17 gola për ekipin kombëtar të Turqisë, duke e bërë atë lojtarin e pestë të të gjitha kohërave të Turqisë me më shumë paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat