Tuchel tregon nevojën e madhe të bavarezëve

Futboll

Tuchel tregon nevojën e madhe të bavarezëve

Më: 14 prill 2023 Në ora: 20:47
Tuchel

Thomas Tuchel ka deklaruar se nevoja e Bayern Munich për hakmarrje ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e dytë të Champions League është e madhe.

City ka deklasuar bavarezët në ndeshjen e parë, duke i mposhtur me rezultat 3-0. 

“Është e rëndësishme të mos humbasësh fokusin”, ka thënë trajneri i Bayernit.

"Detyra duket pothuajse e pamundur, por asgjë nuk është e pamundur në futboll. E ndjej se po vdesim për hakmarrje dhe ndeshjen e dytë".

Tuchel gjithashtu ka mbështetur Dayot Upamecano, i cili ishte fajtor për golin e dytë të Cityt.

“Ne duhet të mbrojmë lojtarët tanë. Ai e di vetë se ka bërë gabime. Nuk duhet t'i them atij”, ka thënë trajneri gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat