Schalke 04 fiton “derbin” e mbijetesës

Futboll

Schalke 04 fiton “derbin” e mbijetesës

Më: 14 prill 2023 Në ora: 22:42
Schalke 04

Schalke 04 rikthehet te suksesi pas 4 ndeshjeve dhe këtë e bën në shtëpi ndaj Hertha Berlin, në duelin e mbijetesës.

Sfida e parë e javës së 28-të në Bundesliga u mbyll me rezultatin 5:2.

Blutë kaluan shpejt në avantazh, me Skarke i cili realizoi pas 3 minutash lojë, ndërsa Bulter dyfishoi në minutën e 14-të.

Berlinezët reaguan në fundin e fraksionit, në kohën shtesë me Jovetic dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, Schalke realizoi përsëri shpejt, në minutën e 48-të me anë të Terodde.

Bulter e çoi rezultatin në 4-1 në minutën e 78-të, ndërsa Hertha reagoi pak minuta më vonë me Richter, i cili shënoi në minutën e 84-të.

Teksa në fund në minutën e 90+2 Kaminski vulosi rezultatin e këtij takimi duke i dhuruar ekipit të tij golin e pestë.

Një sukses i rëndësishëm për vendasit, kjo pasi Schalke 04 prek kuotën e 24 pikëve dhe momentalisht shkon në vendin e 16-të, duke lënë vendin e fundit, pozicion në të cilin zbret Hertha Berlin që mbetet me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat