Balliu me Vallecanon i kthehen fitoreve në Spanjë 

Futboll

Balliu me Vallecanon i kthehen fitoreve në Spanjë 

Nga: K. G. Më: 14 prill 2023 Në ora: 22:52
Pamje nga ndeshja e sotme

Skuadra e Vallecanos i kthehet fitores pas nëntë javësh në kampionatin spanjoll. 

Rayo Vallecano ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Osasunës.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu, u paraqit tërë takimin dhe e ka ndihmuar Vallecanon për t’i fituar tre pikë. 

Për skuadrën nga Madridi shënuan Hernandez (40' - autogol) e Palazon (43') dhe për Osasunën realizoi Gomez (66').

Vallecano zë vendin e tetë me 40 pikë dhe ka dy më shumë se Osasuna që gjendet një pozitë më poshtë pas 29 javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat