Jusufi: Pikët mbesin në Strugë 

Futboll

Jusufi: Pikët mbesin në Strugë 

Nga: K. G. Më: 15 prill 2023 Në ora: 14:10
Fatjon Jusufi

Struga Trim Lum, lider i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, sot (16.00) para shikuesve të vet synon tre pikë në përballje me Pobedën e Prilepit, në takimin e javës së 27-të.

Struganët janë favorit për faktin se edhe me cilësi janë më të mirë se rivali.

Futbollisti i Strugës, Fatjon Jusufi, flet në prag të ndeshjes me Pobedën.

“Besoj të jemi në nivelin e duhur, pikët mbesin në Strugë!

Ndeshja e javës së kaluar kundër Skopjes, dëshmoi se nuk ka ndeshje të lehta dhe kjo po dëshmohet javë pas jave në këtë kampionat. Respektojmë të gjithë kundërshtarët njëjtë, pavarësisht pozitës në tabelë.

Jemi përgatitur gjatë gjithë javës për kundërshtarin e radhës, Pobedën, ndaj së cilës skuadër shpresoj të jemi në nivelin e duhur. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë pa dyshim se pikët do të ngelin në Strugë”, tha Jusufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat