Bologna kundër Milanit

Futboll

Bologna kundër Milanit

Më: 15 prill 2023 Në ora: 14:17
Formacioni i Milanit

Milani do të luajë sot në udhëtim kundër Bolognas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie A.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 15:00, në stadiumin “Renato Dall’Ara”.

Milani po lufton për një vend në top-katërshe këtë sezon.

“Rossonerët” aktualisht janë në pozitën e katërt me 52 pikë, një më pak se Roma që renditet e treta, si dhe një më shumë se Interi që është i pesti.

Në anën tjetër, Bologna është ende në garë për njëren nga gjashtë pozitat e para, që i siguron pjesëmarrjen në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

“Kuqeblutë” janë në pozitën e tetë me 43 pikë, pesë më pak se Atalanta që mban pozitën e gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat