Stuttgarti luftarak, me një lojtar më pak ia mohon fitoren Dortmundit 

Futboll

Stuttgarti luftarak, me një lojtar më pak ia mohon fitoren Dortmundit 

Nga: K.G. Më: 15 prill 2023 Në ora: 17:29
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Stuttgarti në finish e shmangu humbjen dhe mori një pikë në luftë për mbijetesë në Bundesliga I.

Stuttgarti ka barazuar me rezultat 3:3 me Dortmundin, në takimin e javës së 28-të.

Edhe pse vendasit me një lojtar me pak nga minuta e 39-të, kur Mavropanos u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve, ia dolën që të barazojnë ndaj Dortmundit.

Një pikë që peshon shumë për faktin se humbjen 0:2 e shndërruan në barazim.

Haller (26'), Malen (33') e Reyna (90+3’) shënuan për Dortmundin dhe Coulibaly (78'), Vagnoman (84') e Silas (90+7’) për Stuttgartin.

Bayerni kryeson me 59 pikë, duke e lënë pas Dortmundin me 57 dhe Stuttgarti renditet në vend të 16-të me 24 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat