Voska përfiton nga barazimi mes Vardarit dhe Gostivarit

Futboll

Voska përfiton nga barazimi mes Vardarit dhe Gostivarit

Nga: K. G. Më: 15 prill 2023 Në ora: 18:22
Voska feston

Ashtu siç pritej, skuadra shqiptare Voska Sport e Ohrit, ka arritur që të përfitojë nga barazimi i djeshëm mes Vardarit dhe Gostivarit dhe me triumfin ndaj Teteksit me rezultat 0:4, është në krye të tabelës në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Golashënuesit për skuadrën e Voskës janë Iljaz Çilafi, Albin Ramadani, Alen Jasharoski dhe Ujkan Muça.

Arsimi e mposhti me rezultat 2:1 Kamenica Sasën.

Voska kryeson me 59 pikë pas 24 javësh, duke lënë pas Vardarin me 56, Gostivarin 55 pikë, Pelisterin 50 sosh etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat