Skënderbeu dhe Dinamo drejt Superiores

Futboll

Skënderbeu dhe Dinamo drejt Superiores

Më: 15 prill 2023 Në ora: 18:32
Dinamo

Pas barazimit ndaj Turbinës në transfertë, Dinamo mposhti në Kamzë me shifrat 1-0 Besën e Kavajës.

Goli vendimtar për Blutë e kryeqytetit u shënua në minutën e 37-të me anë të Patrik Bardhit teksa pas këtij suksesi, Dinamo “blindon” vendin e dytë me 44 pikë, vetëm një më pak se Skënderbeu kryesues.

Sa i takon korçarëve, edhe ata nuk falën në shtëpi përballë Korabit.

Juglindorët triumfuan me shifrat 2-0 teksa ndeshjen e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme teksa kaluan në avantazh në minutën e tretë me anë të Abdul Abdeen Temitope. Sulmuesi 27-vjeçar ishte protagonist për Skënderbeun pasi po në minutën e tretë, këtë herë të pjesës së dytë, shënoi golin e dytë duke i dhuruar qetësi skuadrës së tij që menaxhoi më së miri avantazhi e dyfishtë.

Pas kësaj fitoreje, bardhekuqtë ruajnë kryesimin me 45 pikë ndërsa nga ana tjetër, mbetet në vend të katërt me 35 pikë. Ndërkaq, humbet terren Flamurtari i cili në transfertën ndaj Burrelit nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola.

Kështu, pas javës së 23-të, vlonjatët renditen në vendin e tretë me 40 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Burreli mbetet në vendin e nëntë me 27 pikë.

Sa i takon ndeshjeve të tjera, Tomori barazoi 0-0 me Apoloninë, Oriku u mposht 0-1 nga Turbina, ashtu si edhe Besëlidhja humbi 0-1 ndaj Luzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat