Sulmuesi i Aston Villa që po kërkohet nga klubet e mëdha

Futboll

Sulmuesi i Aston Villa që po kërkohet nga klubet e mëdha

Më: 16 prill 2023 Në ora: 13:02
Sulmuesi i Aston Villa, Ollie Watkins,

Sulmuesi i Aston Villa, Ollie Watkins, ka qenë i përfshirë në 16 gola nga 17 takimet këtë sezon në Premier League, nën drejtimin e trajnerit Unai Emery.

Ky i fundit për “Men In Blazers” ka deklaruar se nuk e dëshiron largimin e 27 vjeçarit edhe pse disa klube të mëdha, përfshirë Arsenal, i dëshirojnë shërbimet e anglezit.

“Ai është shumë profesional dhe dëshiron që të punojë çdo ditë, më shumë se çdo kush në ekip. Duam që ta mbajmë në ekip”, tha Emery.

Watkins është ndër lojtarët kryesor të Aston Villa këtë sezon, që pas xhiros së 31 gjendet në pozitën e 6 në Premier League, vetëm 3 pikë larg zonës që dërgon në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat