Real Madrid do edhe talentin italian

Futboll

Real Madrid do edhe talentin italian

Më: 16 prill 2023 Në ora: 17:14
Reali

Reali i Madridit vazhdon punën e tij në lidhje me merkaton e verës së ardhshme.

Në ndryshim nga merkatot e dy sezoneve të fundit, në verë në Madrid pritet të ketë më shumë ndryshime se zakonisht.

Drejtuesit e Realit po punojnë në të gjithë frontet për të gjetur elementët e duhur për ekipin e së ardhshmes.

Një nga emrat më të përfolur është ai i mesfushorit të Dortmundit, Xhud Bellingam.

Ndonëse i duhet të përballet me konkurrencën e klubeve angleze, Reali e sheh veten më të avantazhuar. Kanë qenë pikërisht mediat angleze që kanë saktësuar se e ardhmja e Bellingamit do të jetë në “Bernabeu”, me presidentin Perez që ka gjetur çelësin e duhur për të sjellë anglezin në Madrid.

Por Reali po sheh dhe për emra më pak të njohur. Siç raportojnë mediat italiane madrilenët po ndjekin me mjaft vëmendje talentin e Torinos, Samuele Riçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat