Hallaçi pas barazimit me Vllazninë, flet për situatën me Peposhin

Futboll

Hallaçi pas barazimit me Vllazninë, flet për situatën me Peposhin

Më: 16 prill 2023 Në ora: 17:46
Hallaçi

Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në shtëpi përballë Vllaznisë në sfidën e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Pas sfidës, trajneri Rraman Hallaçi analizoi ndeshjen që bënë verilindorët duke u shprehur se skuadra nuk bëri një lojë shumë të mirë.

“E dinim që do të ishte shumë e vështirë duke qenë se vinim nga dy humbje. Ishte një forcë reagimi nga skuadra, por përsëri nuk morëm pikët që duhet. Duhet të tregojmë më shumë grintë, sepse e dimë në çfarë situate jemi. Ndërrova sistem.

Dolëm me katër mesfushorë qendre në formën e rombit. Më pas mendoj se pjesën e dytë ndërruam sistemin, por mendoj se jemi më mirë në 4-4-2 në romb. Nuk duhet të harrojmë dhe vlerat që ka kundërshtari.

Pjesa e parë ishte e mirë. pjesa e dytë nga fundi kishte dhe lodhje fizike.

Shpresoj mos të kemi pasur ndonjë shqetësim. Kemi pasur dhe momente jo të mira. Duhet t’i shikoj mirë në videoanalizë.

Jam i kënaqur nga disa lojtarë, por nga disa të tjerë jam dhe i pakënaqur. Nuk e kam natyrë që të aktivizoj një lojtar dhe ta nxjerrë prapë, por Peposhi kishte shqetësime. Prandaj i bëra kritikë sepse shëndeti është parësor.

Kuptohet që Peposhi është në planet e mia dhe të klubit.

Momo është një futbollist mjaft punëtor, që i shërben mjaft mirë trajnerit. Mendoj se sot ka bërë një ndeshje mjaft të mirë. ndoshta duhet të kishte më shumë minuta..

Unë i thash skuadrës që kanë krijuar volum loje, por prisnim diçka tjetër. Në këto ndeshje duhet të marrësh pikët. Nuk duhet shumë lojë e bukur, duhet të marrim pikët.

Skuadra duhet të ishte më kërkuese.

Nuk ishim shumë të qartë. Xhonson kishte një shans shumë të mirë, nuk duhet të priste mbrojtësin. Bëmë një lojë të mirë, por jo shumë të mirë”, u shpreh Hallaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat