Abazaj në humor pas dygolëshit: Më shumë në krevat me Arzenin se të dashurat

Futboll

Abazaj në humor pas dygolëshit: Më shumë në krevat me Arzenin se të dashurat

Më: 16 prill 2023 Në ora: 21:06
Abazaj

Kristal Abazaj nuk e fsheh entuziazmin e tij pas dy golave të parë si bardheblu.

Sulmuesi vulosi fitoren 2:1 ndaj Egnatias dhe e sheh si një ndeshje shumë të rëndësishme për ekipin e tij, që po ecën drejt titullit kampion.

“Është një fitore shumë-shumë e rëndësishme, një fitore që të shijon shumë sa i përket dy golave.

Jam shumë i kënaqur pasi arrita të zhbllokohesha.

Dua të falënderoj ekipin se golin e dytë e shënoi ekipi, jo Abazaj, e shënuam të gjithë bashkë. Aleksi fitoi topin, Lushkja ma serviri në pjatë dhe unë e hëngra.

Të tre kishim meritë, por ishte një fitore e madhe pavarësisht kundërshtarit që ka merita, por ne jemi Tirana, luajmë vetëm për fitore.

As nuk e kemi menduar ndeshjen me Partizanin, ka kohë të vijë. E rëndësishme është që rikuperojmë lojtarët. Unë luaj me dëmtim, Deliu po rikuperohet. Mendjen e kem të ndeshja e javës, Partizani ka kohën e vet.

Roli në qendër të sulmit? Tani besoj se kam pak eksperiencë mbi shpatulla. Në Turqi kam luajtur si pykë në disa ndeshje, te kombëtarja kam luajtur në 3:4 ndeshjet e fundit si sulmues qendre, ndaj pak a shumë i kam lëvizjet e pykës.

Festimi i golit të parë me masazhatorin Arzen Vocin është se ai është një nga njerëzit që më ka qëndruar më afër në këtë periudhë. Rikuperimin po e ndjek me të. Më shumë po rri me Arzenin në krevat se sa me të dashurat.

Ky është një moment i vështirë për mua, se kam shumë vështirësi në lojë, vrapime  goditje.

Nuk mund të gjuaj në 100% pasi rrezikoj tërheqje se jam në limite. Ky është një problem që e ndjek nga dita në ditë me shpresën që të përmirësohem”, tha Abazaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat