Rrëfimi interesant i sportistit shqiptar: Bashkëshortes i thashë largohu prej meje

Futboll

Rrëfimi interesant i sportistit shqiptar: Bashkëshortes i thashë largohu prej meje

Më: 16 prill 2023 Në ora: 22:25
Julian Çela

Julian Çela, sot themelues i Kombëtares Shqiptare të futbollit të të amputuarve, rrëfen periudhën e vështirë pas atentatit që ju bë drejtuesit të zyrës ku punonte.

Ai mbeti pa të dyja këmbët nga ngjarja, dhe në periudhën e vështirë që kaloi, i kërkoi bashkëshortes të largohej prej tij, pasi nuk do të mund të ishte më i njëjti njeri si më parë.

Por bashkëshortja i qëndroi pranë në momentet më të vështira, duke i dhënë forcën e madhe që ai të fillojë të ecë sërish përmes protezave

“Unë u nisa në punë dhe djali ka qenë 3 muajsh.

Djalin dhe gruan i lashë në gjumë dhe kur ndodhi shpërthimi pashë që kisha humbur të dyja këmbët.

Unë jam besimtarë ungjillorë dhe i kërkova zotit të më jepte kohë të jetoja sa të takoja djalin dhe gruan dhe të më merrte në gjirin e tij.

Forcën nuk e gjeta te vetja, por te bashkëshortja.

Ka qenë ajo që ka qenë forca ime.

Ka qenë një moment që i kam thënë largohu, nuk është Juli më ai i dikurshmi.

Ka thënë Juli ne e nisëm bashkë këtë rrugëtim dhe do ta vijojmë bashkë deri sa vdekja të na ndajë.

Unë po shihja dhimbjen time, u bëra tip nevrik, por harrova dhe atë që kishte rënë tavani mbi kokë”, tha ai.

Gjithashtu ai ka rrëfyer edhe bisedën me të birin, pasi i shpjegoi arsyen e humbjes së 2 këmbëve.

Një pyetje shumë naive dhe e drejtpërdrejtë i erdhi nga djali: “Ku ishte Zoti kur ndodhi shpërthimi që të mori këmbët?”

“Fëmijët vijnë më pyesin për protezat. Edhe unë ia sjell si lojë fëmijëve, u them që jam një robot.

Djali im e ka kuptuar vetvetiu, dhe realisht nuk i bën përshtypje, ka mësuar si ndodhi shpërthimi dhe gjithçka. Edhe kur e pyesin të tjerët ua shpjegon që babai nuk i ka gjymtyrët për shkak të një shpërthimi.

Unë ja kam shpjeguar dhe shpeshherë më pyet ku ishte zoti kur ndodhi shpërthimi dhe unë i them që aty ishte, “pasi nëse nuk do të ishte Zoti atëherë unë nuk do të isha këtu me ty”, tha ai..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat