Fagioli shpërtheu në lot

Futboll

Fagioli shpërtheu në lot

Më: 16 prill 2023 Në ora: 23:30
Fagiol

Juventus pësoi humbjen e dytë radhazi në Serie A.

Pas humbjes në ndeshjen e kaluar nga Lazio në Olimpico me 2:1, tashmë bardhezinjtë u mposhtën 1-0 nga Sassuolo.

Ky rezultat negativ për Zonjën e Vjetër erdhi nga goli i Defrel në minutën e 64-të, me sulmuesi që mori topin nga një gabim i madh i Fagiolit.

Madje, Max Allegri pas këtij gabimi të mesfushorit 22-vjeçar u tërbua, për pasojë bëri një ndryshim dy minuta më vonë, duke e hedhur në lojë Mirettin.

Fagioli, megjithatë, nuk e mori shumë lehtë ndryshimin, si dhe gabimin e tij, për pasojë shkoi në stol dhe shpërtheu në lot.

Allegri, megjithatë, u kujdes pak më vonë në konferencën për shtyp që ta mbrojë disi:

Të gjithë bëjnë gabime, ishte një gabim, por ai nuk është përgjegjës për humbjen.

E gjithë skuadra nuk luajti në nivelin e duhur”, siguroi trajneri italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat