Alioski sërish titullar, Fenerbahce triumfon

Futboll

Alioski sërish titullar, Fenerbahce triumfon

Nga: K. G. Më: 16 prill 2023 Në ora: 23:44
Ezgjan Alioski

Mbrojtësi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ezgjan Alioski, sërish ka luajtur nga minuta e parë për Fenerbahcen në fitoren 2:1 në shtëpi kundër Ankaragucu në ndeshjen e javës së 29-të në Superligën turke.

Ndonëse e kishin zotërimin e topit dhe ishin kundërshtari më i mirë, vendasit nuk arritën të thyejnë mbrojtjen e mysafirëve, ndaj dënimi erdhi në minutën e 81-të me golin e Sou.

Megjithatë, nikoqirët arritën të barazojnë me Valencian nga  penalltia në minutën e 87-të. 

Krespo solli triumfin për Fenerbahcen me golin e shënuar në minutën e 90+6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat