Bayerni transferon mesfushorin e Leipzig

Futboll

Bayerni transferon mesfushorin e Leipzig

Më: 18 prill 2023 Në ora: 12:53
Konrad Laimer

Konrad Laimer do të jetë përforcimi i parë i Bayern Munchen për sezonin 2023-2024.

Tashmë nuk ka më dyshime pavarësisht largimit të Julian Nagelsmann, i cili e dëshironte te bavarezët.

Shkarkimi i gjermanit nuk ka ndikuar te vendimi i 25-vjeçarit që do të transferohet me parametra zero nga Leipzig gjatë merkatos së verës.

Austriaku ka kryer testet mjekësore dhe Bayern i ka bërë gati kontratën, me mesfushorin që do të nënshkruajë deri më 30 qershor 2027 dhe kjo është bërë me dije nga mediet gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat