Zanetti: Rast i madh ndaj Benfica-s

Futboll

Zanetti: Rast i madh ndaj Benfica-s

Më: 18 prill 2023 Në ora: 13:23
Javier Zanetti

Javier Zanetti foli për Dazn mbi momentin e Interit.

I pranishëm në një event në Sardenjë, zv.presidenti zikaltër shpjegoi:

“Pavarësisht disa vështirësive në kampionat, unë jam gjithmonë pozitiv dhe i sigurt.

Të mërkurën (nesër) kemi një mundësi të madhe dhe duhet të përpiqemi ta shfrytëzojmë atë.

Është e vështirë të gjesh një shpjegim për performancën e ndryshme që ka skuadra në Serie A dhe në Champions League. Edhe ne (menaxherët) i bëjmë vetes këto lloj pyetjesh.

Tani, megjithatë, gjëja themelore është të jemi të gjithë të bashkuar përballë kësaj mundësie që do të kemi në Ligën e Kampionëve, kundër Benfica.

Çfarë të them për tifozët? Faleminderit, sepse ata na kanë mbështetur dhe kanë qenë gjithmonë pranë nesh. Të gjithë së bashku mund të arrijmë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që na ka munguar prej disa kohësh. Shpresojmë që skuadra të përgjigjet në fushë”.

Zanetti foli edhe për samitin e dyfishtë të shtunën mbrëma në “San Siro” dhe të dielën në “Pinetina”: “Ne gjithmonë flasim me stafin teknik, edhe pse më pëlqen ta bëj këtë me mendje të pastër, një ditë pas ndeshjes. Ne jemi solidarë si klub, e ndihmojnë njëri-tjetrin në momente të vështira.

A rrezikohet pankina e Inzaghit?

Ai gjithmonë ka treguar profesionalizëm të madh.

E pranon se performanca në Serie A nuk është e mjaftueshme për vlerën e skuadrës që ka në dispozicion.

Tani është gjysmëfinalja e Champions League për t’u siguruar, më pas do të kemi 8 ndeshjet e fundit të kampionatit dhe gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë për ta ndryshuar këtë trend”.

Në fund disa fjalë për Lukakun: “Romelu kishte një dëmtim të gjatë që e rëndoi lojtarin në karakteristikat e tij.

Është e vështirë të rikuperohesh pas ndalesave të caktuara nëse ke një lloj të caktuar trupi…

Në disa momente pamë sërish Lukakun që njohim, por gjithsesi ne jemi pranë tij.

Na presin ndeshje vendimtare në të cilat ai mund të jetë përcaktues.

Duhet të ruajë qetësinë. E kuptoj momentin e Lukakut dhe vetëm ai mund të dalë prej tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat