​Trajneri i Benfikës paralajmëron Interin: Dimë të shënojmë shumë gola

Futboll

​Trajneri i Benfikës paralajmëron Interin: Dimë të shënojmë shumë gola

Më: 18 prill 2023 Në ora: 20:34
Roger Schmidt

Trajneri i Benfikës, Roger Schmidt është shprehur i bindur se skuadra e tij do t’i ketë shanset për ta përmbysur humbjen 0-2 të pësuar në "Da Luz" javën e kaluar nga Interi. Trajneri i klubit portugez ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes në “Giussepe Meazza” duke thënë se do të jetë një ndeshje e komplikuar, por që pret të shënohen shumë gola nga skuadra e tij.

“Për sa i përket shënimit të shumë golave, ne treguam këtë sezon se dimë ta bëjmë këtë dhe javën e kaluar gjithashtu krijuam shumë raste të cilat fatkeqësisht nuk i shfrytëzuam. Ndaj Interit o të një lojë e komplikuar, do të duhet të mendojmë për fazën e mbrojtjes, ta janë një ekip i rrezikshëm, sepse dinë të na vënë në vështirësi.”, tha fillimisht Schmidt.

Ai shtoi se një gol i hershëm do ta ndryshonte situatën dhe se për këtë do të hidhen në sulm.

“Mendoj se një gol i hershëm do të ndryshonte shumë gjëra. Kjo është arsyeja pse na vjen keq nëse mendojmë për rastet që humbëm në pjesën e dytë të ndeshjes së javës së kaluar. Të shënonim herët do të ishte më mirë, por edhe ta bënim më vonë në ndeshje do të na jepte mundësinë të ktheheshim. Ne do të duhet të sulmojmë, kjo është e sigurt.”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat