Rrahmani kokulur! Reali dhe Milani kualifikohen në gjysmëfinale

Futboll

Rrahmani kokulur! Reali dhe Milani kualifikohen në gjysmëfinale

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 prill 2023 Në ora: 20:53 Përditësuar në ora: 22:55 më 18.04.2023
Reali feston

Milani në festë

Real Madridi dhe Milani janë gjysmëfinalistët e parë të Champions League dhe presin fituesit e takimit Bayern - Manchester City përkatësisht Inter - Benfica.

Chelsea dhe lideri i kampionatit italian, Napoli, eliminohet nga gara prestigjioze.

Mbrëmje e keqe për reprezentuesin e Kosovës, Amir Rrahmani, me Napolin nuk ia doli në përballje me shtatë herë kampionin e Evropës.  

Reali ka treguar klasin e tij edhe në stadiumin "Stamford Bridge" në Londër, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Chelsea.

Madrilenët edhe ballafaqimin e parë e fituan me 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:0 kualifikohen më tej.

Rodrygo e kishte mbrëmjen e duke shënuar dy gola për kampionin në fuqi të Evropës. 

Në minutën e 20-të, fat për Chelsean, shtylla e majtë ia mohon golin e futbollistit Rodrygo.

Vinicius Junior në minutën e 28-të doli në pozitë ideale por reagon për mrekulli portieri i Cheseat, Kepa!

Në fund të pjesës së parë Courtois ka shpëtuar gol të sigurtë, e habitshme se si Cucurella nga 4-5 metra nuk ka shënuar!    

Në minutën e 53-të, Kante i Chelseat dështon nga afërsia.

Në minutën e 58-të, Reali në epërsi. Një veprim i shpejt që rezultoi me gol nga ana e madrilenëve. Vinicius asistoi për bukuri te Rodrygo, i cili nga afërsia ka realizuar për 0:1.

Në minutën e 80-t, Rodrygo nga afërsia i papenguar nga askush ka shënuar falë asistimit të Valverdes.

Napoli eliminohet, pasi që ka barazuar si vendas me 1:1 me Milanin.

Takimin e parë e ka fiituar MIlani me 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 2:1 eliminon Napolin. 

Në minutën e 22-të, portieri Alex Meret trim i vërtetë, ka pritur penalltinë e Olivier Giroud të MIlanit.

Në minutën e 43-të, në heshtje stadiumi "Diego Armamdo Maradona", Olivier Giroud  ka realizuar për 0:1.

Në minutën e 82-të, Napoli pati rastin më të mirë, por Kvaratskhelia dështoi nga penalltia, gjuajtjen e të cilit e ka pritur portieri Mike Maignan.

Në minutën e 90+3, Osimhen ka barazuar por nuk i mjaftoi ky gol.

Rrahmani ka luajtur 74 minuta por me ekipin e tij kokulur lëshuan takimin

Chelsea - Real Madridi 0:2

Stadiumi "Stamford Bridge" në Londër.

Gjyqtar: D. Orsato (Italia).

Shënues: Rodrygo (58' e 83').

Kartona të verdhë: Cucurella, James, Modryk - Militao.

Chelsea: Kepa, W. Fofana, Thiago Silva, T. Chalobah, James, Kante, E. Fernandez (Sterling 67'), Kovaçiç, Cucurella (Modryk 67'), Gallagher (Joao Felix 67') dhe Havertz (Mount 77').
Real Madridi: Courtois; Carvajal (Fernandez 81'), Eder Militao, Alaba (Rudiger (46'), Camavinga, Kroos (Ceballos 76'), Valverde, Modriç, Rodrygo (Asensio 81'), Benzema (Tchouameni 71') dhe Vinicius Junior.

Napoli - Milan 1:1

Shënues: Osimhen (90+3') - Giroud (43').

Kartona të verdhë: di Lorenzo, Olivera - Tonali, Maignan.

Napoli; Meret, di Lorenzo, Rrahmani (Oatigard 74'), Juan Jesus, Mario Rui (Olivera 34'), Lobotka, Ndombele (Elmas 63'), Zielinski (Raspadori 75'), Politano (Lozano 34'), Kvaratskhelia dhe Osimhen.
Milan: Maignan, Calabria, Kjaer, Tomori, Theo, Kruniç, Tonali, Brahim Diaz (Messias 59'), Bennacer, Rafael Leao (Saelemaekers 89') dhe Giroud (Origi 68').

Reali kualifikohet

(E plotësuar): 90' Fundi i ndeshjeve.

84' Reali në festë.

80' Rodrygo ka shënuar golin e dytë dhe për 0:2. 

74' Chelsea po orvatet por pa sukses.

71' Reali afër qëllimit.

Chelsea - Real Madridi 0:2

Stadiumi "Stamford Bridge" në Londër.

Gjyqtar: D. Orsato (Italia).

Shënues: Rodrygo (58' e 80').

Kartona të verdhë: Cucurella, James, Modryk - Militao.

Chelsea: Kepa, W. Fofana, Thiago Silva, T. Chalobah, James, Kante, E. Fernandez (Sterling 67'), Kovaçiç, Cucurella (Modryk 67'), Gallagher (Joao Felix 67') dhe Havertz (Mount 77').
Real Madridi: Courtois; Carvajal (Fernandez 81'), Eder Militao, Alaba (Rudiger (46'), Camavinga, Kroos (Ceballos 76'), Valverde, Modriç, Rodrygo (Asensio 81'), Benzema (Tchouameni 71') dhe Vinicius Junior.

Napoli - Milan 0:1

Shënues: Giroud (43').

Kartona të verdhë: di Lorenzo - Tonali, Maignan.

Napoli; Meret, di Lorenzo, Rrahmani (Oatigard 74'), Juan Jesus, Mario Rui (Olivera 34'), Lobotka, Ndombele (Elmas 63'), Zielinski (Raspadori 75'), Politano (Lozano 34'), Kvaratskhelia dhe Osimhen.
Milan: Maignan, Calabria, Kjaer, Tomori, Theo, Kruniç, Tonali, Brahim Diaz (Messias 59'), Bennacer, Rafael Leao (Saelemaekers 89') dhe Giroud (Origi 68').

65' Realit po i buzëqesh kualifikimi.

62' Lojë e madhe në Londër.

58' Reali në epërsi. Një veprim i shpejt që rezultoi me gol nga ana e madrilenëve. Vinicius asistoi për bukuri te Rodrygo, i cili nga afërsia ka realizuar për 0:1.

57' Chelsea po lufton.

55' Presion i madh të Chelsea.52' Ky rezultat Realit i shkon përshtati. Kante dështon nga afërsia.

48' Lojë e fortë në Londër.

Përfundojnë pjesët e para.

45+1 Portieri i Realit, Courtois ka shpëtuar gol të sigurtë, e habitshme se si Cucurella nga 4-5 metra nuk ka shënuar!   

45' Reali shumë i rrezikshëm.

43' Shtatë herë kampioni i Evropës, Milanit, avancon me rezultat 1:0 në stadiumin "Diego Armamdo Maradona". Olivier Giroud ka realizuar për 0:1. 40' Mëkat që nuk ka gol deri me tash në Londër.

37' Ndeshje e nxehtë në Londër.

33' Modriç godet fuqishëm por Kepa nuk befasohet.

32' Lojë e hapur në Londër.30' Pa gola në Londër pa gola në Napoli.

28' Vinicius Junior doli në pozitë ideale por reagon për mrekulli portieri i Chelseat, Kepa!

25'; Presion të Chelsea.

22' Portieri Alex Meret trim i vërtetë, ka pritur penalltinë e Olivier Giroud (AC Milan).21' Napoli po lufton kundër Milanit..

20' Fat për Chelsean, shtylla e majtë ia mohon golin e futbollistit Rodrygo.

18' Lojë me ritëm në Londër.

14' Nuk ka ka gola në asnjë ndeshje.

11' N'Golo Kante (Chelsea) godet bukur por gjuajtja e tij shkoi për disa centimetra larg shtyllës

10' Chelsea e kërkon golin.8' Wesley Fofana (Chelsea) bëri një faull të ashpër!

6' Reali po e kërkon golin.

4' Amir Rrahmani me Napolin janë në presion.

2' Chelsea dhe Napoli kërkojnë përmbysjen.

1' Fillojnë ndeshjet.

Gjithçka është gati për sfidat e sotme.

Formacioni i Realit kundër Chelseat

Si çdo ndeshje, “galaktikët” e Real Madrid e njoftojnë shumë më herë formacionin zyrtar dhe një veprim i tillë ka ndodhur dhe para përballjes së sotme në “aktin e dytë” të çerek-finales të UEFA Champions League, përballë “bluve” të Londrës në “Stamford Bridge”.

Tekniku Carlo Ancelotti i ka rreshtuar të tijët me formulën 4-3-3, ku në portë nuk kishte si të mungonte shtatlarti belg, Thibaut Courtois.

Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Carvajal e Camavinga, me qendrën që mbulohet nga Militao e Alaba

 “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshe Modric, Kroos e Valverde, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Vinicius, Benzema e Rodrygo.

Ndërkaq, formacionet zyrtare të Chelsea pritet të publikohen pas rreth 40 minutash ose e thënë ndryshe 1 orë para fillimit të ndeshjes.

Publikohen formacionet Napoli - Milan

Napoli-Milan është padyshim përballja më e zjarrtë e ditës së sotme në Ligën e Kampioneve.

Dy skuadrat italiane luajnë një ndeshje të ethshme në “Diego Armando Maradona” për një vend në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

Te vendasit spikat kthimi i Osimhen nga minuta e parë në fushën e lojës, i rreshtuar në sulm nga Spaleti përkrah Kvaratskhelia dhe Politanos.

Ndërkohë, edhe Pioli gjen Zhiru nga starti, me francezin i cili do të luajë në tredhëmbëshin e krijuar me Rafael Leao dhe Brahim Diaz.

Chelsea dhe Napoli, në presion 

Reali dhe Milani kanë epërsinë në rezultat.

Reali e ka fituar takimin me rezultat 2:0 ndaj Chelseat dhe MIlani ka triumfuar me 1:0 në përballje me Napolin.

Dy takime që priten me padurim sonte dhe të mësohen gjysmëfinalistët e parë të Champions League në futbolll.

Chelsea - Real Madridi

Chelsea: Kepa, W. Fofana, Thiago Silva, T. Chalobah, James, Kante, E. Fernandez, Kovaçiç, Cucurella, Gallagher dhe Havertz.
Real Madridi: Courtois; Carvajal, Eder Militao, Alaba, Camavinga, Kroos, Valverde, Modriç, Rodrygo, Benzema dhe Vinicius Junior.

Napoli - Milan

Napoli; Meret, di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Mario Rui,  Lobotka, Ndombele, Zielinski, Politano, Kvaratskhelia dhe Osimhen.

Milan: Maignan, Calabria, Kjaer, Tomori, Theo, Kruniç, Tonali, Brahim Diaz, Bennacer, Rafael Leao dhe Giroud.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat