Ish-shoku i kombëtares flet për Hazardin

Futboll

Ish-shoku i kombëtares flet për Hazardin

Më: 18 prill 2023 Në ora: 22:14
Eden Hazard

Eden Hazard padyshim mund të cilësohet si një nga dështimet e merkatos në historinë futbollistike.

Për të siguruar shërbimet e sulmuesit belg, klubi madrilen pagoi shifrën e 100 milionë eurove në arkat e Chelseat.

Nga 2019-a e deri tani, Hazard nuk e ka justifikuar çmimin që klubi ka paguar për kartonin e tij.

Zhgënjimi ka qenë aq i madh sa drejt Hazard kanë ardhur shumë kritika për saj i përket peshës ose mënyrës së jetesës në Spanjë.

Mirëpo ish-shoku i tij te Kombëtarja belge, Vincent Kompany mendon se në këmbët e Hazard ka mbetur ende pak nga magjia e dikurshme.

Trajneri aktual i Burnley, i cili po zhvillon një sezon fantastik në Championship duke siguruar ngjitjen në Premier League për sezonin pasardhës, ka gjetur pak kohë dhe është ndalur të flas për ish-shokun e tij te kombëtarja belge.

“Për mua është shumë shpejt që Eden të mbyllë karrierën.

Ai duhet të mësohet më dëmtimet, pasi ato janë të pashmangshme, por e di shumë mirë që është e vështirë të rikthehesh si më parë. Eden është një lojtar që na ka dhuruar shumë emocione me kombëtaren, duke shkuar deri në gjysmëfinale të botërorit “Rusi 2018”.

Ai mbetet një lojtar tepër vendimtar dhe i aftë të ndryshojë fatin në çdo ndeshje”, u shpreh Kompany.

Eden Hazard ka një kontratë me Realin deri në verë të vitit 2024.

Belgu ka humbur shumë pozicione në hierarki, pasi Ancelotti preferon si titullarë brazilianët Vinicius e Rodrygo, teksa para Hazard, aktivizon edhe Asension.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat