Imeri: Jemi të koncentruar te derbi ndaj Vardarit

Futboll

Imeri: Jemi të koncentruar te derbi ndaj Vardarit

Më: 18 prill 2023 Në ora: 22:28
Imeri

Futbollistët e Voska Sport pas fitores së thellë ndaj Teteksit (4:0) ditën e shtunë, e katërta radhazi, janë në vendin e parë me tre pikë më shumë se Vardari, vend që çon në elitën e futbollit vendor.

“Për momentin jemi në vendin e parë me 59 pikë, por mos të harrojmë se deri në fund të sezonit kemi edhe gjashtë ndeshje që të zhvillojmë.

Pra, asgjë nuk ka mbaruar.

Duhet në çdo ndeshje të jemi të përqendruar”, deklaroi Berat Imeri.

Voska Sport është duke kaluar një moment të mirë në kampionat. Katër ndeshje, katër fitore.

Në dy ndeshje ekipi është treguar mjaftë efikas-shënuan tetë gola. Imeri shprehet i kënaqur.

“Jemi të kënaqur, por assesi nuk duhet të mendojmë se ka mbaruar kampionati.

Duhet të jemi modest edhe sa ma të qetë t’i marrim ndeshjet një nga një. Jemi optimist.

Duhet të punojmë të qetë dhe të besojmë sa më shumë te ekipi”, theksoi trajneri ambicioz Imeri.

Ai ka thënë se është ende herët të mendojnë për festë.

“Mendoj se ende është herët për të festuar.

Ne jemi të koncentruar maksimalisht te ndeshja e radhes kundër Vardarit në Ohër.

Do të jetë shumë e veshtirë, por besojmë se do t’ia dalim”, përfundoi trajneri i Voska Sport, Berat Imeri.

Voska Sport është lidere në ligën e dytë me 59 pikë, tre më shumë se Vardari, me të cilët do të përballet në fundjavë më Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat