Liverpooli nuk heq dorë nga Mason Mount

Futboll

Liverpooli nuk heq dorë nga Mason Mount

Më: 19 prill 2023 Në ora: 11:59
Tifozët e Liverpoolit

Liverpooli nuk heq dorë nga Mason Mount.

Sipas medieve britanike, The Reds nuk dëshirojnë të humbasin kohë dhe kanë përgatitur një ofertë për futbollistin e Chelsea.

Kontrata e 24-vjeçarit skadon verën e 2024-s dhe te “Blutë e Londrës” janë të bindur se lojtari nuk do të firmosë rinovimin. Jurgen Klopp vlerëson shumë karakteristikat e lojtarit të kombëtares angleze.

Edhe pse në verë Mount do të futet në vitin e fundit të kontratës, drejtuesit londinezë kërkojnë rreth 60 milionë paund për ta lënë të lirë.

Mesfushori ofensiv ka dalë nga akademia e Chelsea dhe po luan sezonin e katërt në “Stamford Bridge”.

Mount debutoi me “Tre Luanët” në shtatorin e vitit 2019. Deri tani numëron 36 ndeshje dhe 5 gola me kombëtaren angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat