Hojlund i shtohet listës së Tuchelit

Futboll

Hojlund i shtohet listës së Tuchelit

Më: 19 prill 2023 Në ora: 15:05
Hojlund

Vera mund të sjellë një merkato të nxehtë në radhët e Bayern Munih.

Sipas informacioneve të “Sport Bild”, drejtuesit e Bayernit kanë vendosur të bëjnë një takim me trajnerin Thomas Tuchel, në të cilin pritet të merren vendime të ndryshme për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Do të diskutohet gjithashtu se cilët lojtarë nevojiten dhe cilët do të duhet të largohen nga klubi.

Tema më e nxehtë është ajo e një sulmuesi të ri, ku që pas largimit të Leëandoëskit, skuadra bavareze ka nevojë për një të ri me karakteristikat e ngjashme, ose më sakt, të jetë në gjendje të shënojë gola.

Emri i parë në listë është sulmuesi nigerian i Napolit, Victor Osimhen, por sipas raprotimeve të fundit, Bayern është tërhequr nga gara pasi nigerian kushton më shumë se 100 milionë euro.

Kolo Muani mund të jetë një emër tjetër në listë, por sipas Tuchel nuk i përmbush kërkesat për të qenë pjesë e titullarëve të bavarezëve.

Një emër i ri tashmë ka dalë në skenë dhe është duke u vlerësuar me kujdes.

Sipas “Sport Bild”, sulmuesi danez i Atalanta, Rasmus Hojlund, është një lojtar që pëlqehet në fakt nga të gjithë drejtuesit e klubit gjerman. Mosha e tij e re, gjatësia dhe nuhatja për të shënuar gol, janë karakteristika të cilat të gjitha bëjnë pjesë në ato që kërkohen nga Tuchel.

Danezi vlerësohet rreth 35 milionë euro aktualisht, por do të shihet me kalimin e kohës nëse Bayern do të vendosë të bëjë një ofertë në tavolinë te klubi i Bergamos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat