Zhang inkurajon trajnerin dhe lojtarët

Futboll

Zhang inkurajon trajnerin dhe lojtarët

Më: 19 prill 2023 Në ora: 15:25
Stiven Zhang

Presidenti i Interit, Stiven Zhang ka gjetur një mënyrë për të inkurajuar skuadrën në prag të sfidës ndaj Benficës.

Zikaltërve u duhet të mbrojnë avantazhin 2-0 të krijuar në Lisbonë, për të vijuar aventurën në gjysmëfinalet e Champions League, aty ku i pret Milani.

Në letër duket mision i lehtë, por situata në kampin zikaltër nuk është aspak e qetë, për shkak të ecurisë negative në kampionat.

Ndaj edhe presidenti ka zgjedhur të komunikojë me telefonata e mesazhe me trajnerin Inzaghi dhe një pjesë të titullarëve, duke u përpjekur t’i motivohej e inkurajojë për një tjetër 90-minutësh të bukur.

Mes futbollistëve që ka kontaktuar presidenti, janë emra si Dzeko, Lautaro, Barella e Calhanoglu, të cilët pritet të luajnë të katër titullarë ndaj Benficës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat