Gjilani rrëzon Llapin, ndeshet me Prishtinën në finale

Futboll

Gjilani rrëzon Llapin, ndeshet me Prishtinën në finale

Nga: K. Goca Më: 19 prill 2023 Në ora: 17:02
Llapi eliminohet

Llapi i Podujevës, dy herë rresht fitues i Kupës së Kosovës, eliminohet nga Gjilani.

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore edhe në takimin e kthimit, me rezultat 1:0 ndaj llapjanëve.

Ballafaqimin e parë e ka fituar me 2:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:1 ka rrëzuar Llapin nga kjo garë e rëndësishme. 

Futbollisti Arbnor Ramadani ka shënuar në minutën e 34-të, gol që vulosi fatin e kësaj ndeshje.

Gjilani do të ndeshet me Prishtinën në finale të Kupës së Kosovës, finale që pritet me padurim qoftë nga “Plisat” e Prishtinës qoftë nga “Skifterat” e Gjilanit dhe gjithë opinioni i futbollit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat