Allegri: Mos harroni se kjo skuadër më parë e eliminoi Arsenalin

Futboll

Allegri: Mos harroni se kjo skuadër më parë e eliminoi Arsenalin

Më: 19 prill 2023 Në ora: 21:02
Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ndau mendimet e tij për ndeshjen e ardhshme të kthimit me Sportingun e Lisbonës në Europa League.

Takimi i parë çerekfinal mes skuadrave, i zhvilluar në Torino, ka përfunduar me fitoren minimal 1:0 të skuadrës italiane. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 20 prill në Lisbonë.

“Arritja në gjysmëfinale është detyra më e rëndësishme për ne dhe jemi plotësisht të fokusuar në zgjidhjen e saj. Nuk do të jetë e lehtë për ta bërë këtë, pasi Sporting është një kundërshtar i fortë, siç e tregoi edhe ndeshja e parë.

Mos harroni se kjo skuadër më parë e eliminoi Arsenalin nga turneu”, tha trajneri italian në një intervistë për Sky Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat