Inzaghi: Gjysmëfinalja një ëndërr për të jetuar

Futboll

Inzaghi: Gjysmëfinalja një ëndërr për të jetuar

Më: 20 prill 2023 Në ora: 11:43
Inzaghi

Simone Inzaghi shijon arritjen e një objektivi të jashtëzakonshëm, pasi eliminoi Benfica në çerekfinale të Champions League dhe arriti Milanin në gjysmëfinale.

“Ka lumturi të madhe, është një mbrëmje e rëndësishme për të gjithë Interint.

Bëmë një lojë të shkëlqyer dhe e merituam në të dyja ndeshjet ndaj këtij ekipi cilësor, i cili ksihte humbur vetëm 2 ndeshje para se të takohej me ne.

Është një gjysmëfinale e merituar, ishte një ëndërr, por tani jemi këtu dhe do ta jetojmë në maksimum. Jam i lumtur për djemtë, për udhëtimin që kanë bërë.

E nisëm nga një grup shumë i vështirë, por dolëm mirë, të bashkuar me tifozët tanë, sërish të jashtëzakonshëm sonte.

Le të rijetojmë mbrëmjet që kanë munguar për kaq shumë vite për këtë ekip.

Milani? Të gjesh Milanin si kundërshtar është një qëllim i madh, derbi do të jetë një stimul shtesë”, ka thënë Inzaghi pas ndeshjes së mbrëmshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat