Del Piero: Haaland i paarritshëm

Futboll

Del Piero: Haaland i paarritshëm

Më: 20 prill 2023 Në ora: 11:57
Del Piero

Alessandro Del Piero foli për Erling Haaland, sulmuesin e Manchester City-t pas kualifikimit të anglezëve në gjysmëfinale të Champions League pas fitores ndaj Bayern Munich, me rezultatin e përgjithshëm 1-4.

Haaland realizoi golin e 35 në 27 ndeshje, statistikë që sipas Del Piero është për t’u admiruar.

“Kur Haaland lindi, lindi diçka e veçantë, ai ridizajnoi numrin nëntë.

Ne ishim mësuar me sulmues të mëdhenj që nuk ishin shumë të lëvizshëm dhe të shpejtë. Van Basten i ktheu ata përmbys, ai ishte futbollisti i parë që bëri gjithçka.

Haaland nuk bën gjithçka, nuk ka teknikën e Van Bastenit, por ai ka fuqinë e Gullit. Ai ka një vendosmëri të jashtëzakonshme, ai do të rishkruajë shumë rekorde për mendimin tim, ai është në një ekip që i jep atij një shans për të shënuar shumë më tepër.

Është mirë ta shoh atë duke luajtur.“-tha ish-futbollisti italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat