Mediet spanjolle: Reali përfshin Diaz-in në transferimin e Bellingham

Futboll

Mediet spanjolle: Reali përfshin Diaz-in në transferimin e Bellingham

Më: 20 prill 2023 Në ora: 12:00
Bellingham

Real Madrid po e mendon të përfshijë anësorin Brahim Diaz në një marrëveshje për të transferuar mesfushorin e Borussia Dortmund, Jude Bellingham gjatë kësaj verë, raporton ‘Cadena SER’.

Diaz, i cili ka shënuar gjashtë gola në 36 ndeshje me Milanin luan sezonin e tij të tretë në formë huazimi me ‘Rossonerët’, duket se në fund të këtij sezoni, do të rikthehet tek Real Madridi.

Real Madridi prej kohësh synon të blejë Bellinghamin, por siç raportohet, madrilenët e kanë informuar kampin e lojtarit se nuk janë të gatshëm të paguajnë më shumë se 120 milionë euro për të 19-vjeçarin.

Ndryshe, Dortmundi dëshiron ta mbajë reprezentuesin anglez për të paktën edhe një sezon tjetër, megjithatë përfshirja e Diaz mund të bind klubin gjerman që të heqin dorë nga Bellingham.

Talenti anglez kërkohet edhe nga gjiganti anglez, Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat