Pranoi se ishte homoseksual, futbollistin e rivalëve të Shqipërisë e përjashtojnë nga skuadra

Futboll

Pranoi se ishte homoseksual, futbollistin e rivalëve të Shqipërisë e përjashtojnë nga skuadra

Më: 20 prill 2023 Në ora: 14:50
Pamje nga një ndeshje

Mesfushori çek, Jakub Jankto, pranoi përpara disa muajsh se është homoseksual, duke marrë mbështetjen e shumë klubeve dhe figurave të ndryshme të futbollit.

Gjithsesi duket se 27-vjeçari është përjashtuar së fundmi nga skuadra e tij, Sparta e Pragës.

Kjo ka ardhur si pasojë se Jankto ka refuzuar të kryejë testin e drogës kur u ndalua nga policia, pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Për këtë arsye duket se klubi çek nuk e ka falur mesfushorin dhe për këtë arsye ai pritet të kthehet te Getafe, klub i cili ka kartonin e 27-vjeçarit, por nuk do të luajë deri në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat