Lajm i keq për Napolin, lojtari nga Kosova nuk luan kundër Juventusit

Futboll

Lajm i keq për Napolin, lojtari nga Kosova nuk luan kundër Juventusit

Më: 20 prill 2023 Në ora: 14:59
Amir Rrahmani

Një lajm i keq vjen për tifozët e Napolit.

Mbrojtësi i ‘Napolitanëve’, Amir Rrahmani, nuk do të luajë kundër Juventusit. Napoli dhe Juve do të ndeshen këtë fundjave në kuadër të elitës së futbollit tonë.

Reprezentuesi i Kosovës nuk do të luajë kundër torinezëve pas lëndimit që pësoi në sfidën kundër Milanit, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Rrahmani, siç raportohet, ka një lodhje muskulore dhe nuk pritet të kthehet në ndeshjen e radhës.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, ka bërë një sezon të madh dhe tashmë është ai është një nga lojtarët kryesorë në skuadrën e Luciano Sapllettit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat