Eksod te West Ham në verë

Futboll

Eksod te West Ham në verë

Më: 20 prill 2023 Në ora: 15:53
Pamje nga një ndeshje

Vera pritet të jetë goxha tronditëse për West Ham. Klubi i “The Hammers” pritet të përfshihet nga një eksod masiv.

Sipas raportimeve të medieve britanike një numër i konsideruar lojtarësh do të largohet në merkaton e kësaj vere.

Emra si Manuel Lanzini, Angelo Ogbonna, Vladimir Coufal, Aaron Cressëell, Pablo Fornals dhe Tomas Soucek, do t’i japin lamtumirën West Ham.

Si të mos mjaftonin këta, edhe e ardhmja e kapitenin Declan Rice është në pikëpyetje, kjo për shkak se anglezi ka rënë në radarët e shumë klubeve të mëdhenj që pritet të nisin garën për të, me Arsenal që kryeson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat