Ishte pranë nënshkrimit me Dritën, Josa tërhiqet për arsye familjare

Futboll

Ishte pranë nënshkrimit me Dritën, Josa tërhiqet për arsye familjare

Më: 20 prill 2023 Në ora: 15:52
Josa

Dështojmë bisedimet mes drejtuesve të Dritës së Gjilanit dhe trajnerit të mirënjohur shqiptar, Mirel Josa.

Kur gjithçka mendohej e mbyllur, paraditen e kësaj të enjteje, Josa ka kthyer përgjigje negative.

Arsyet, në fakt, nuk kanë të bëjnë aspak për mosarritjen e marrëveshjes për arsye financiare, por për shkaqet krejtësisht jashtë futbollit.

Mësohet se 59-vjeçari është tërhequr në momentin e fundit për arsye familjare.

Drejtuesit e Dritës mbeten në kërkim të një trajneri pas dorëheqjes së Arsim Thaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat