Çmendet Muric, i lë bakshish 10 mijë euro kamerieres

Futboll

Çmendet Muric, i lë bakshish 10 mijë euro kamerieres

Më: 20 prill 2023 Në ora: 20:58
Muric

Pas një nate të zjarrtë në Munih, portieri i Kosovës, Arijanet Muric ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare pasi që ka lënë një bakshish prej 10 mijë eurosh një kameriereje.

Murici me shokët e skuadrës shkuan në klubin e natës “Filmcasino” në Munih, dhe ishin në humor të mirë, ku më së miri e tregon shuma e shpenzuar prej 36 mijë eurosh.

Më shumë se 40 shishe shampanjë “Dom Perignon”, 10 shishe të tjera të “Armand de Brignac” që është nën pronësinë e Jay Z, katër shishe të “Moet & Chandon Nectar”, dhe disa shishe të tjera alkoolike, ishin të përfshira në faturën e Muric.

Po ashtu, Muric e kaloi natën duke lënë bakshish edhe për një kameriere, që quhej Chantal. Portieri i Kosovës i la Chantal një bakshish prej 10,000 eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat