Alkmaar përmbys gjithçka në Holandë

Futboll

Alkmaar përmbys gjithçka në Holandë

Më: 20 prill 2023 Në ora: 23:42
Alkmaar

Holandezët e AZ Alkmaar kanë vazhduar ecurinë e tyre “magjike” në Evropë, teksa pas italianëve të Lazio, mbrëmjen e sotme kanë përmbysur gjithçka duke larguar dhe belgët e Anderlecht nga kompeticioni pas goditjes së penalltive në ndeshjen e dytë çerek-finale të Conference League.

Hollandezët e nisën ndeshjen në disavantazhin e 2 golave me ndeshjen e parë çerekfinale që përfundoi me fitoren 2:0 të Anderlecht.

Mirëpo, një super Vangelis Pavlidis barazoi gjithçka që në minutën e 14’-të.

Fillimisht një 11-metërsh i ekzekutuar në mënyrë perfekte në minutën e 5’-të e më pas një super gol ekipor pas 9 minutash e çuan ndeshjen në baraspeshë.

Baraspeshë kjo që u ruajt deri në goditjen e penalltive.

Nga pika e bardhë e penalltive holandezët nuk gabuan dhe mundën pastër me rezultatin 4 me 1, belgët e Anderlecht duke siguruar kështu gjysmë-finalet e Conference League.

Tashmë gjithçka që ka mbetur për ta është të presin emrin e kundërshtarit në fazën tjetër, emër ky që do të zbulohët në fundin e sfidës, West Ham-Gent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat