Del Piero komenton vendimin

Futboll

Del Piero komenton vendimin

Më: 21 prill 2023 Në ora: 11:50
Del Piero

Alesandro del Piero është shprehur i kënaqur përpara ndeshjes mes Sportingut dhe Juventusit, lidhur me vendimin, qoftë edhe të përkohshëm të drejtësisë sportive.

“Kohët e fundit kam qenë aq pranë këtyre ngjyrave sa më janë ringjallur shumë gjëra në kokë.

Tani, ajo që na takon të bëjmë është vetëm të presim se do të bëhet fjalë për një vendim përfundimtar, në mënyrë që edhe skuadrat pretendente të zonës Champions të mos jenë të shpërqendruara nga vendimet që vijnë jashtë fushës së lojës.

E them këtë pasi edhe sikur të bëhej fjalë për një vdekje, të gjithë kanë të drejtën që të dinë diagnozën përfundimtare, sëmundjen që po i merr jetën.

Ndaj unë shpresoj që verë të mos jetë e turbulluar për skuadrën”, u shpreh ish-juventini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat